August 20, 2026
1 min read

Hoxha: Armët e kapura në veri mund të lidhen me ekzekutimin e 23 intelektualëve të zhdukur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se disa prej armëve të sekuestruara së fundmi në veri të vendit mund të kenë lidhje me ekzekutimin e 23 intelektualëve të zhdukur.

Sipas Hoxhës, kjo është një nga pistat që po shqyrtohet aktualisht nga organet e hetuesisë.

Ai ka bërë të ditur se armët e gjetura do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të përcaktuar nëse janë përdorur në këtë rast apo në raste të tjera kriminale.

Hetimet pritet të përcaktojnë origjinën dhe përdorimin e armëve, si dhe lidhjen eventuale të tyre me krimet që po hetohen.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop