August 20, 2026
1 min read

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: IPK po heton, dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me ankesën për rastin e Nenad Rashkoviqit, duke bërë të ditur se Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar në hetimin e rastit.

Sveçla tha se pas pranimit të ankesës, IPK-ja ka nisur hetimet dhe ka rekomanduar pezullimin e dy zyrtarëve policorë, rekomandim që, sipas tij, është zbatuar nga eprorët e Policisë së Kosovës.

“Në momentin që ne jemi njoftuar për këtë ankesë, Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar në hetimin e këtij rasti. Tashmë ju e dini se ky inspektorat ka rekomanduar dhe eprorët e policisë kanë realizuar pezullimin e dy zyrtarëve policorë”, deklaroi Sveçla.

Ai shtoi se pas përfundimit të hetimeve, publiku do të informohet për të gjeturat dhe masat eventuale që mund të ndërmerren.

Sveçla reagoi edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke e akuzuar atë se po përpiqet ta shfrytëzojë këtë rast për të zhvendosur vëmendjen nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Sveçlës, së fundmi janë zbuluar tri varreza masive dhe 71 armë të gjata, ndërsa ai i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat që lidhen me krimet e luftës në Kosovë.

“Ne punën tonë do ta kryejmë”, tha Sveçla, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë edhe hetimin e pretendimeve në rastin e Rashkoviqit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop