August 20, 2026
1 min read

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, humb jetën Klaus Gjergji

Detaje të reja janë bërë të ditura nga aksidenti i rëndë ujor që ndodhi sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku një i ri humbi jetën dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji, ndërsa personi i plagosur është Uran Marku.

Sipas raportimeve, në gomone ndodhej një grup të rinjsh, ndërsa në rrethana që ende po sqarohen, dy prej tyre kanë rënë nga mjeti lundrues.

Dy të rinjtë dyshohet se janë goditur nga helika e gomones. Lëndimet kanë rezultuar fatale për Gjergjin, ndërsa Marku ka mbetur i plagosur.

Policia pritet të japë detaje të tjera për rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop