August 20, 2026
1 min read

Lokalizohet zjarri i madh pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë, u rrezikuan edhe shtëpitë

Një zjarr i madh fushor që shpërtheu pasditen e sotme në afërsi të Varrezave të Qytetit në Prishtinë është lokalizuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Sipas Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Komunës së Prishtinës, zjarri është shkaktuar nga djegia e hamulloreve dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Flakët kanë rrezikuar seriozisht disa shtëpi në zonën përreth, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në parcela bujqësore, pemishte dhe objekte përcjellëse.

Falë reagimit të shpejtë të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme drejt shtëpive të banimit.

Drejtoria ka apeluar te qytetarët që të mos ndezin hamullore, barishte apo mbetje në hapësira të hapura, duke paralajmëruar se në kushtet aktuale edhe një pakujdesi mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop