Komuna e Kamenicës, e udhëhequr nga kryetari Kadri Rahimaj, ka planifikuar një buxhet prej 45 mijë eurosh për organizimin e ekskursioneve për nxënësit në relacionin Kamenicë–Durrës.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në platformën E-Prokurimi, aktiviteti është planifikuar të zhvillohet gjatë viteve 2026 dhe 2027.
Për vitin 2026 parashihet udhëtimi i 180 nxënësve, ndërsa në vitin 2027 planifikohet edhe një ekskursion për 180 nxënës të tjerë.
Në total, komuna synon që në kuadër të këtyre dy aktiviteteve të përfshihen 360 nxënës, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 45 mijë euro.
Kontrata mban titullin “Ekskurzioni i nxënësve” dhe procedura është publikuar përmes sistemit të prokurimit publik.