August 21, 2026
1 min read

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur – arrestohet një i dyshuar

Disa persona janë plagosur të premten në një shkollë të mesme në Fagersta të Suedisë, pas një sulmi me shpatë.

Policia suedeze ka bërë të ditur se ka reaguar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin.

Autoritetet kanë vazhduar operacionin në shkollë, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të respektojnë bllokadat dhe udhëzimet e policisë.

Pas incidentit, Qeveria suedeze ka njoftuar se është në kontakt të ngushtë me autoritetet policore.

“Jemi informuar për një incident serioz në Fagersta. Policia është në vendngjarje dhe po punon shumë intensivisht me incidentin”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer.

Latest from Blog

Go toTop