August 21, 2026
1 min read

Maqedonci: Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë rreth Urës së Ibrit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit është rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Maqedonci ka theksuar se ky proces bazohet në vlerësime profesionale dhe nuk nënkupton cenim të sigurisë së qytetarëve apo komuniteteve.

“Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe i rritjes së kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kosova ka ndërtuar institucione profesionale dhe të besueshme të sigurisë, ndërsa koordinimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdon të jetë i ngushtë.

Maqedonci ka kritikuar gjithashtu përpjekjet e lidershipit serb për ta paraqitur ndryshimin e pranisë së KFOR-it si kërcënim për komunitetin serb apo si dëshmi të një situate të paqëndrueshme në Kosovë.

“Përkundrazi, ato synojnë të krijojnë perceptimin e një krize atje ku vlerësimet profesionale të sigurisë tregojnë progres”, ka deklaruar Maqedonci.

Latest from Blog

Go toTop