August 21, 2026
1 min read

Shtirej si milioner, pjesëtar i forcave speciale dhe i sëmurë me kancer – mashtruesi dënohet me mbi 3 vjet burg

Joseph Gibson, 35-vjeç, është dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim në Britani të Madhe, pasi u shpall fajtor për mashtrim ndaj katër personave.

Gibson pretendonte rrejshëm se kishte shërbyer në Special Boat Service, se posedonte jahte dhe makina luksoze dhe se kishte një pasuri prej rreth 400 milionë funtesh. Përmes këtyre pretendimeve, ai arriti t’u marrë viktimave rreth 68 mijë funte gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Dy nga viktimat i kishte njohur përmes Tinder-it, ndërsa njërës prej tyre i kishte krijuar bindjen se ndodheshin në një lidhje.

Për të bindur të tjerët, Gibson pretendonte gjithashtu se vuante nga kanceri dhe se ishte plagosur gjatë një shpërthimi kur shërbente si ushtarak.

Gjykatësi i cilësoi historitë e tij si “fantazi totale”, ndërsa gjykata ka nisur edhe procedurat për rikuperimin e shumës së përfituar përmes mashtrimeve.

Latest from Blog

Go toTop