August 21, 2026
1 min read

Haxhiu në pritjen e presidentit italian para hapjes së Lojërave Mesdhetare: Sporti, urë miqësie dhe bashkëpunimi

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Pritja është mbajtur në Kështjellën Aragoneze, ku janë mbledhur përfaqësues të vendeve të Mesdheut.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në këtë pritje, duke vlerësuar rëndësinë e sportit në afrimin e vendeve dhe popujve.

Sipas saj, sporti shërben si urë e miqësisë, afrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve.

“Faleminderit Presidentit Mattarella dhe Kryeministres Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Haxhiu.

Pritja i parapriu ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare, ku Kosova përfaqësohet nga sportistët e saj në disa disiplina.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop