August 21, 2026
1 min read

Zjarre në Kutlloc dhe Bajgorë, Peci: Ekipet në terren po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll

Dy vatra zjarri kanë shpërthyer në fshatrat Kutlloc dhe Bajgorë të Mitrovicës, ndërsa ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se në operacionin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar zjarrfikësit, ekipet përgjegjëse dhe vullnetarët.

“Jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat tjera”, ka deklaruar Peci.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Peci ka kërkuar gjithashtu që çdo vatër e re apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e zjarrit të raportohet menjëherë te ekipet përgjegjëse.

Për momentin, ekipet vazhdojnë punën në terren për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop