August 21, 2026
1 min read

Zjarr i madh në Shallc të Vushtrrisë, përfshihet një sipërfaqe e konsiderueshme

Një pjesë e fshatit Shallc në Komunën e Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tym i dendur është parë duke u ngritur mbi zonën e prekur.

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse si pasojë e zjarrit ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Po ashtu, deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i shpërthimit të zjarrit.

Detaje të tjera për situatën pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop