Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për vikendin e 22 dhe 23 gushtit, duke paralajmëruar temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell.
Të shtunën pritet mot i nxehtë dhe pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 38°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.
IHMK ka paralajmëruar për ngarkesë të shtuar termike gjatë mesditës dhe pasdites, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës.
Të dielën temperaturat pritet të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të jenë nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.
Edhe gjatë së dielës parashihet mot kryesisht me diell, i ngrohtë dhe pa reshje shiu.
/Demantim News/