August 22, 2026
1 min read

Koci: Besoj se Thaçi do të lirohet, por është herët të flitet për rikthimin e tij si President

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe diskutimet e fundit për mundësinë e rikthimit të tij në postin e Presidentit pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka shprehur bindjen se Thaçi do të lirohet, por ka sqaruar se edhe një aktgjykim lirues në shkallën e parë nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht përfundimin e çështjes gjyqësore.

“Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet. Por, edhe një aktgjykim lirues në shkallë të parë nuk e përfundon domosdoshmërisht procesin. Prokuroria ka të drejtë ankese dhe çështja mund të vazhdojë edhe më tej”, ka shkruar Koci.

Për këtë arsye, avokati e konsideron të parakohshëm diskutimin që Thaçi të rikthehet në postin e Presidentit të Kosovës.

Sipas tij, hapja e kësaj teme në këtë fazë madje mund të jetë e dëmshme për vetë Thaçin.

“Prandaj, me e hapë sot temën e tij për President më duket e parakohshme. Madje, në këtë moment, mundet me qenë e dëmshme edhe për vet Thaçin”, ka deklaruar Koci.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop