August 22, 2026
1 min read

Zjarr në malin e Studimes në Vushtrri, banorët: Ende askush s’na ka dalë në ndihmë

Një zjarr ka përfshirë malin në fshatin Studime të Vushtrrisë, ndërsa banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin se ende nuk kanë marrë ndihmë për shuarjen e flakëve.

Sipas banorëve, zjarri po vazhdon të jetë aktiv, ndërsa ata po kërkojnë ndërhyrjen e ekipeve përgjegjëse për ta vënë situatën nën kontroll.

Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nuk ka informacione për dëme eventuale.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent gjatë këtij muaji kishte bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht nga bujqit, për shkak të rrezikut të lartë të shpërthimit dhe përhapjes së shpejtë të zjarreve në fusha dhe pyje në kushtet aktuale klimatike.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop