Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila i shpalli të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Pas shpalljes së aktgjykimit, Gashi tha se vendimi i shkallës së parë nuk e përmbyll procesin gjyqësor dhe paralajmëroi vazhdimin e procedurave ligjore.
“Beteja vazhdon. Kjo është vetëm shkalla e parë. Do t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi Gashi.
Tre të akuzuarit, Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, u shpallën të pafajshëm për rastin e 26 nëntorit 2021, ku në sulmin ndaj një autobusi në Gllogjan u vranë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë.