Policia në Pejë ka arrestuar 13 persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore, gjatë periudhës 14–20 gusht 2026.
Sipas njoftimit të Policisë, personat ishin të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, tetë janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa pesë të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore.
Pas kryerjes së pagesës së dënimit, pesë personat janë liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.