Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë.
Haxhiu ka thënë se siguria e grave duhet të jetë përgjegjësi e institucioneve dhe se dhuna brenda familjes nuk mund të trajtohet si çështje private.
Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta hetojnë dhe zbardhin plotësisht rastin.
“Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë dhe të veprojnë me gjithë përgjegjësinë që kërkon një rast i tillë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke theksuar se një shoqëri nuk mund të konsiderohet e sigurt përderisa gratë nuk ndihen të sigurta as në shtëpitë e tyre.