Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministri Enver Dugolli dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit nga Malisheva, Altin Kryeziu.
Kryeziu ishte aksidentuar një javë më parë gjatë kohës që po kryente detyrën e tij në rregullimin e trafikut në Malishevë.
Pas aksidentit, ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për disa ditë, ndërsa ndërroi jetë një ditë më parë.