Familjarë, kolegë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në Malishevë për t’i dhënë lamtumirën e fundit zyrtarit policor, Altin Kryeziu.
Kryeziu u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa në varrimin e tij morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Altin Kryeziu humbi jetën një ditë më parë, pasi një javë më herët ishte aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës në Malishevë, teksa po drejtonte trafikun.
Vdekja e tij e hershme ka prekur thellë familjarët, kolegët dhe qytetarët e Malishevës, të cilët sot u bashkuan për ta përcjellë në udhëtimin e fundit.


