Pritje të zgjatura janë raportuar pasditen e sotme në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritjet më të gjata në Muçibabë.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 16:36, në Muçibabë pritjet në hyrje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 300 metra.
Në Dheu të Bardhë, pritjet në hyrje janë rreth 20 minuta, me kolonë deri në 100 metra.
Në Merdarë, automjetet po presin deri në 15 minuta në dalje, ndërsa kolona është rreth 50 metra. Në Jarinjë, pritjet në hyrje janë deri në 10 minuta, me kolonë rreth 50 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë kryesisht nga 1 deri në 7 minuta.
Ndërkohë, për kamionët nuk raportohet për kolona, ndërsa pritjet në pikat kufitare janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.