August 24, 2026
1 min read

Gërvalla për vrasjen në Malishevë: “Të zbardhen të gjitha rrethanat dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë”

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar ashpër vrasjen e 25-vjeçares në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë që rasti të hetohet plotësisht, shpejt dhe pa kompromis, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Gërvalla ka theksuar se dhuna ndaj grave nuk duhet të trajtohet si çështje private apo konflikt familjar, por si vepër penale ndaj së cilës duhet të ketë zero tolerancë.

Sipas saj, institucionet nuk duhet të reagojnë vetëm pasi një jetë të jetë humbur, por duhet të punojnë për parandalimin e dhunës përpara se ajo të marrë përmasa të pakthyeshme.

“Përballë dhunës ndaj grave nuk mund të ketë heshtje, arsyetime apo indiferencë. Ka vetëm një përgjigje: drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe zero tolerancë ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, ka deklaruar Gërvalla.

Në fund, ajo u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës.

Latest from Blog

Go toTop