August 24, 2026
1 min read

OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin pas deklaratave ndaj Ramush Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka vendosur ta përjashtojë nga radhët e saj anëtarin Skender Llugiqi, pas deklarimeve dhe veprimeve që organizata i ka cilësuar si të papranueshme.

Vendimi, i datës 22 gusht 2026, përmend ndër të tjera edhe akuzën për “kërcënim me vrasje ndaj Gjeneralit të Luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj”.

Sipas degës së OVL-UÇK-së në Lipjan, veprimet e Llugiqit janë në kundërshtim me vlerat dhe qëndrimet e organizatës.

Në vendim kërkohet që Kryesia Qendrore e OVL-UÇK-së në Prishtinë ta shqyrtojë dhe konfirmojë përjashtimin, si dhe ta evidentojë atë në dokumentacionin përkatës.

Dega në Lipjan ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së dhe figurat e saj, duke paralajmëruar masa organizative ndaj kujtdo që, sipas tyre, fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e luftës.

Latest from Blog

Go toTop