August 24, 2026
1 min read

Pas 35 vitesh në uniformë, pensionohet togeri Fadil Gashi – zëri i njohur i Policisë në Pejë

Pas 35 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, togeri Fadil Gashi i ka dhënë fund karrierës së tij policore, duke kaluar në pension.

Gjatë dekadave në uniformë, Gashi u bë një nga figurat më të njohura të Policisë në rajonin e Pejës, jo vetëm për kolegët dhe qytetarët, por edhe për gazetarët.

Për një periudhë të gjatë, ai shërbeu si një prej zërave kryesorë të Policisë së Pejës në raportimet për media, duke përcjellë informacione për aksidente, raste kriminale dhe ngjarje të tjera policore.

Me pensionimin e tij mbyllet një karrierë prej tri dekadash e gjysmë, e shënuar me shërbim ndaj qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Për gazetarët që ndër vite kanë raportuar nga rajoni i Pejës, largimi i Gashit nga detyra shënon edhe fundin e një komunikimi të njohur, ku një telefonatë shpesh mjaftonte për të marrë konfirmimin zyrtar për një ngjarje.

Latest from Blog

Go toTop