August 24, 2026
1 min read

Ramadani ashpërson kritikat për Trainkos-in: “Zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës”

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka vazhduar kritikat ndaj pushtetit lidhur me riparimin e vagonëve të Trainkos-it në Serbi.

Ramadani ka thënë se rasti është veçanërisht shqetësues pasi, sipas tij, dërgimi i vagonëve dhe përfshirja e zyrtarëve në këtë proces ka ndodhur pas sulmit në Banjskë.

“Zyrtarë shtetërorë kanë shkuar në Serbi pas sulmit në Banjskë. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit 2023 dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku, duke e cilësuar Serbinë si shtet armiqësor ndaj Kosovës.

Ramadani ka akuzuar pushtetin se nuk po e mohon faktin që, pas sulmit në Banjskë, janë zhvilluar veprime institucionale që lidhen me Serbinë.

“Pas sulmit në Banjskë, pas vrasjes së heroit Afrim Bunjaku, ju keni shkuar në Serbi! Çka ka më të qartë se kaq?!”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Go toTop