August 25, 2026
1 min read

72 aksidente në Kosovë brenda 24 orëve, mbi 2 mijë gjoba nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 aksidente trafiku në vend.

Sipas të dhënave të Policisë, 32 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 40 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 209 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

Po ashtu, 18 persona janë arrestuar, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje.

Latest from Blog

Go toTop