August 25, 2026
1 min read

Përparim Rama shpërthen ndaj Vetëvendosjes: “Jeni fatkeqësia e këtij vendi!”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ashpërsuar kritikat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim të iniciativave për zhvillimin e kryeqytetit.

Rama ka deklaruar se, sipas tij, në çdo nismë të ndërmarrë për Prishtinën janë përballur me pengesa nga Vetëvendosje.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt subjektit politik të udhëhequr nga Albin Kurti, duke përdorur një gjuhë të ashpër.

“Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi!”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka kritikuar gjithashtu mënyrën e veprimit të kësaj partie, duke pretenduar se ajo ka ardhur në pushtet përmes, siç u shpreh ai, “linçimit, fabrikimit dhe tentimit për denigrimin e njerëzve”.

“Njëjtë keni me përfundu!”, ka përfunduar Rama.

Latest from Blog

Go toTop