Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë për punëtorët.
Aksioni vjen disa ditë pas vdekjes së një punëtori në KEK, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në vendin e punës.
Përfaqësuesit sindikalë kanë kërkuar që të merren masa konkrete për mbrojtjen e punëtorëve dhe parandalimin e rasteve të tilla.
Ndërkohë, Sindikata e KEK-ut ka paralajmëruar edhe protestë për ditën e nesërme, e cila pritet të nisë në ora 08:00.