Tregu i veturave në Prishtinë pritet të zhvendoset nga zona industriale drejt Bërnicës së Poshtme, ku është përuruar hapësira e re e dedikuar për këtë aktivitet.
Përveç tregut të veturave, hapësira do të përdoret edhe për tregun e druve, poligonin e auto-shkollave dhe si “Park and Ride” gjatë ditëve kur nuk zhvillohet tregu.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo hapësirë do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe organizimin e disa aktiviteteve në kryeqytet.
Menaxhimi i hapësirës do t’i besohet kompanisë publike “Gjelbër”.