Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi ka folur për angazhimin e tij të gjatë në mbështetje të çështjes shqiptare, duke thënë se për shekuj shqiptarët janë përballur me përpjekje për t’ua heshtur zërin.
DioGuardi ka treguar se pikërisht kjo ishte një nga arsyet që e shtyu të kandidonte për Kongresin amerikan, në mënyrë që të përfaqësonte çështjen shqiptare në Uashington.
Ai ka theksuar se angazhimi i tij nuk ishte për përfitime financiare, duke përmendur punën e tij dhe të Shirley DioGuardit për organizimin e institucioneve shqiptaro-amerikane.
Duke folur për Kosovën, DioGuardi ka shprehur shqetësim për zhvillimet politike dhe situatën në rajon, duke paralajmëruar se shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve rreth tyre.
Ai tha se nuk mund ta mbrojë gjithë botën, por se do të vazhdojë të angazhohet për Kosovën.
Në fund, DioGuardi u bëri thirrje shqiptarëve që të mos lejojnë që historia e Kosovës të shtrembërohet apo të ngatërrohet me rrëfime që, sipas tij, e largojnë vëmendjen nga e vërteta.