Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar 2,559 pako barnash pa banderola të Republikës së Kosovës gjatë kontrolleve në një subjekt farmaceutik dhe një shtëpi në Prishtinë.
Në lokalin farmaceutik janë gjetur 2,161 pako të fshehura në një hapësirë të modifikuar në tualet, ndërsa në shtëpinë e lidhur me rastin janë zbuluar edhe 398 pako të tjera.
Vlera e përgjithshme doganore e barnave të sekuestruara është mbi 20 mijë euro.
Rasti po trajtohet në bashkëpunim me prokurorin kompetent dhe institucionet përgjegjëse, ndërsa Dogana ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.