August 25, 2026
1 min read

62 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010

Të paktën 62 gra janë vrarë nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2026, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

Vitet 2018 dhe 2020 shënojnë numrin më të lartë të rasteve, me nga shtatë gra të vrara.

Në vitin 2010 u regjistruan gjashtë raste, ndërsa në 2011 pesë. Në vitet 2012–2017, numri i vrasjeve varionte nga një deri në tre raste në vit.

Pas vitit 2020, të dhënat tregojnë tre raste në 2021, nga katër në 2022 dhe 2023, tre në 2024, një në 2025 dhe tre raste deri në gusht të vitit 2026.

Shifrat pasqyrojnë një problem të vazhdueshëm të dhunës dhe vrasjeve të grave brenda familjes në Kosovë.

Latest from Blog

Go toTop