August 25, 2026
1 min read

E mitura që ra nga kati i gjashtë në Pejë, në gjendje të rëndë

E mitura që u rrëzua nga kati i gjashtë i një banese në Pejë është në gjendje të rëndë dhe jostabile.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka bërë të ditur se vajza është trajtuar fillimisht në Qendrën Emergjente, ku është konstatuar politraumë e rëndë.

Më pas, ajo është transferuar në Klinikën e Pediatrisë, konkretisht në repartin e Intensivës, për trajtim të mëtejshëm.

Latest from Blog

Go toTop