Ka ndërruar jetë Mehdi Mehmeti, figurë e respektuar dhe kontribuues i rëndësishëm i volejbollit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Mehmeti për vite me radhë ishte i angazhuar në volejboll si trajner dhe drejtues sportiv, duke kontribuar si në kategorinë e meshkujve, ashtu edhe te femrat.
Përkushtimi i tij në zhvillimin e këtij sporti dhe edukimin e gjeneratave të reja ka lënë gjurmë në volejbollin kosovar.