August 25, 2026
1 min read

OVL-UÇK i bashkohet protestës së 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se do ta mbështesë protestën e paralajmëruar më 12 shtator nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të jenë pjesë e saj.

Gucati ka folur edhe për peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime, të cilin organizata thotë se e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka përmendur gjithashtu takimet dhe letrat e dërguara në institucione e vende të ndryshme, me kërkesën për drejtësi dhe trajtim të barabartë në procesin gjyqësor në Hagë.

Latest from Blog

Go toTop