August 25, 2026
1 min read

Fushë-Kosova siguron mbi 1 milion euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive

Komuna e Fushë-Kosovës ka përfituar 1.01 milion euro për financimin e programeve të banimit, me fokus familjet në kushte të vështira ekonomike.

Sipas kryetarit Valon Prebrezës, 625 mijë euro do të përdoren për renovimin e shtëpive private të familjeve të cenueshme, ndërsa 385 mijë euro për rindërtimin e tyre.

Prebreza tha se investimi synon të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e jetesës, sigurinë dhe mirëqenien e familjeve përfituese.

Ai theksoi se komuna do të vazhdojë të orientojë mbështetjen institucionale drejt familjeve që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

Latest from Blog

Go toTop