August 25, 2026
1 min read

Dua Lipa zbulon dy këshillat që e ndihmuan ta shijojë më shumë ditën e dasmës

Dua Lipa ka rrëfyer disa detaje nga dasma e saj me aktorin Callum Turner, duke e përshkruar atë si një ditë të veçantë dhe magjike.

Në një intervistë për Vogue Italia, këngëtarja tregoi dy këshilla që mori para ceremonisë: ta përjetonte dasmën si një e ftuar, për të shmangur ankthin, dhe të kërkonte vazhdimisht partnerin mes të ftuarve.

Dua foli edhe për ndikimin që dashuria ka pasur në muzikën e saj. Ajo tha se më herët frymëzohej kryesisht nga dhimbja e ndarjeve, ndërsa tani dëshiron të eksplorojë më shumë emocionet dhe nuancat e një lidhjeje të shëndetshme.

Çifti u martua më 6 qershor në Siçili, në vilën historike “Valguarnera”, pranë Palermos.

Latest from Blog

Go toTop