Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.
Gjatë takimit, Sveçla e ka uruar Lopes për detyrën e re dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me EULEX-in, përfshirë mbështetjen gjatë gërmimeve në varrezat masive në Zubin Potok.
Të dy kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë në fushën e sundimit të ligjit.
Sveçla ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit me misionin evropian.