August 25, 2026
1 min read

Më 15 shtator nis shqyrtimi për 53 të akuzuarit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 15 shtator 2026 seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 53 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Seanca do të mbahet në Departamentin Special të Gjykatës, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, duke filluar nga ora 09:00.

Sipas gjykatës, të akuzuarit ndodhen jashtë qasjes së organeve të drejtësisë, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë të tyre.

Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të paraqiten para organeve të drejtësisë, ndërsa ka kërkuar nga çdo person që ka informacione për vendndodhjen e tyre t’i njoftojë Policinë e Kosovës ose institucionet kompetente.

Rasti lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Latest from Blog

Go toTop