August 25, 2026
1 min read

Rreth 150 doza kokainë dhe kanabis sekuestrohen në Dhërmi, dy të arrestuar

Policia shqiptare ka sekuestruar rreth 150 doza kokainë dhe kanabis gjatë një operacioni në Dhërmi, ndërsa dy persona janë arrestuar nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar një 31-vjeçar nga Fieri dhe një 27-vjeçar nga Vlora, të cilët u kapën pranë një beach bari në Dhërmi.

Gjatë kontrolleve në automjetin e njërit prej të dyshuarve dhe në rulotin ku qëndronte ai, policia gjeti edhe sasi të tjera të dyshuara narkotike.

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar rreth 150 doza kokainë dhe kanabis, si dhe automjeti i 31-vjeçarit.

Latest from Blog

Go toTop