August 25, 2026
1 min read

Tentuan të fusnin drogë në burgun 313, 30 doza kokainë dhe kanabis u gjetën në ushqime

17 doza kokainë dhe 13 doza kanabis sativa janë zbuluar në burgun “Jordan Misja” në Tiranë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, lënda narkotike ishte fshehur në ushqime dhe dyshohet se ishte tentuar të dërgohej te një i paraburgosur, familjar i të cilit kishte bërë dërgesën.

Personi që tentoi të fuste drogën në institucion është identifikuar, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar dhe rasti pritet t’u përcillet organeve të drejtësisë për hetim.

Drejtoria e Burgjeve pritet të japë më shumë detaje lidhur me rastin.

Latest from Blog

Go toTop