Një audio-incizim i përfshirë në provat e aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh është bërë publik, ku ai dëgjohet duke biseduar me Bojan Dimiç, zyrtar i BIA-s.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Dimiç dhe se ka zbatuar një plan për pranimin, transportimin dhe publikimin e materialeve të siguruara nga BIA.
Në njërën pjesë të incizimit, Dimiç dëgjohet duke i thënë Shehollit: “Nesër është dita ku duhet me pas kujdes, me u rujt”, ndërsa Sheholli përgjigjet se duhet të jenë të kujdesshëm deri më 27 shtator.
Në bisedë përmendet edhe frika nga përgjimi dhe mundësia që ata të përcilleshin.
Audio-incizimi është realizuar gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore dhe është paraqitur si pjesë e provave në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.