Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, ka deklaruar se së shpejti mund të bëhet i ditur emri i një kandidati konsensual për president të Kosovës.
Rugova tha se shpreson që emri të publikohet gjatë kësaj jave, duke theksuar se Kosova ka persona të tjerë të përgatitur për këtë pozitë. Ai mohoi se e sheh veten si kandidat për president në këtë fazë.
Ndërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosje po vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, me palët që më herët janë pajtuar për profilin që duhet të ketë presidenti.
LDK-ja ka deklaruar se do të kontribuojë në gjetjen e një kandidati konsensual, me synim që vendi të shmangë shkuarjen në zgjedhje të reja.