August 25, 2026
1 min read

Përurohet në Blinajë obelisku me tri shkronjat e arta “UÇK”

Në një kodër të Blinajës, në komunën e Lipjanit, është përuruar obelisku me tri shkronjat e arta “UÇK”, i cili do të jetë i ndriçuar dhe i dukshëm nga zona të ndryshme përreth.

Vendosja e shkronjave synon të ruajë dhe promovojë simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe kujtimin për luftën e saj.

Obelisku është ngritur në një pikë të lartë të Blinajës, në mënyrë që mbishkrimi “UÇK” të mund të shihet nga një pjesë sa më e madhe e territorit përreth.

Projekti është finalizuar pas rreth tre muajsh punë, ndërsa obeliskë të ngjashëm me simbolin e UÇK-së janë vendosur edhe në zona të tjera të Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop