Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e projekteve të banimit social në këtë komunë.
Në kuadër të projektit do të investohen gjithsej 1.5 milionë euro, prej të cilave 1.35 milionë euro janë ndarë për ndërtimin e rreth 23 njësive të reja të banimit social, ndërsa 150 mijë euro për renovimin e gjashtë shtëpive të familjeve në nevojë.
Pacolli tha se projekti synon t’u krijojë familjeve të cenueshme kushte më të sigurta dhe më dinjitoze për banim.