Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Hamza e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, duke theksuar se Franca ka qenë vazhdimisht një shtet mik i Kosovës.
Ai ka vlerësuar kontributin e Guerot në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës, ndërsa i ka uruar sukses në angazhimet e ardhshme.