August 26, 2026
1 min read

Vrasje në Prizren, arrestohet bashkëshorti i viktimës

Një grua dyshohet se është vrarë në Prizren gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës 01:30. Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, B.D.

Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është privuar nga jeta pas ushtrimit të dhunës fizike, në një rast që po hetohet si dhunë brenda familjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, Policia, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë”, ndërsa Prokuroria pritet të kërkojë caktimin e paraburgimit.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

Latest from Blog

Go toTop