August 26, 2026
1 min read

Abdixhiku takon ambasadorin francez në largim, vlerëson bashkëpunimin Kosovë-Francë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ndërtuar ndërmjet LDK-së, institucioneve të Kosovës dhe Ambasadës së Francës gjatë mandatit të Guérot.

Ai ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit në forcimin e raporteve mes Kosovës dhe Francës, si dhe kontributin e tij në thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar funksionimit të institucioneve demokratike, ruajtjes së stabilitetit politik dhe perspektivës evropiane të vendit.

Abdixhiku ka theksuar se në periudhën aktuale mbështetja e partnerëve strategjikë, veçanërisht e Francës, mbetet e rëndësishme për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe avancimin e agjendës euroatlantike.

Latest from Blog

Go toTop