Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sërish gjatë ditës së sotme, ndërsa në fokus të bisedimeve pritet të jetë zgjedhja e Presidentit të Kosovës.
Takimi, sipas informacioneve të raportuara, është planifikuar të nisë në orën 18:00.
Ky do të jetë një tjetër takim mes Kurtit dhe Abdixhikut në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Bisedimet mes dy liderëve po zhvillohen në një kohë kur çështja e Presidentit mbetet një prej temave kryesore politike në vend.