Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se takimi i radhës ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut pritet të sjellë diskutime konkrete për emrat që mund të propozohen për President të Kosovës.
Në një intervistë televizive, Rrustemi ka thënë se palët janë pajtuar që në takimin e radhës të paraqiten me emra konkretë për postin e Presidentit.
“Palët janë marrë vesh të vijnë në takim me emra”, ka deklaruar Rrustemi.
Takimi mes liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme, ndërsa zgjedhja e Presidentit të Kosovës mbetet tema kryesore e bisedimeve.
Takimi është planifikuar të nisë në orën 18:00, ndërsa mbetet të shihet nëse diskutimet do të prodhojnë një marrëveshje konkrete rreth kandidaturës për kreun e shtetit.