Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, kanë mbërritur në takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Takimi është paraparë të zhvillohet duke nisur nga ora 18:00, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Pas mbërritjes në takim, Abdixhiku nuk ka dhënë detaje lidhur me emrin që mund të propozohet për postin e Presidentit.
Ndërkohë, ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar shkurt se qëndrimet dhe detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të takimit.
“Pas takimit flasim”, ka thënë Osmani.